Google ADS

iPhone 6 shpërthen, pronari shpëton nga lëndimi

14:15 | 24 Qershor 2015
Arbresh Info

Një pronar i pajisjes Apple iPhone 6 në Gurgaon i ka shpëtuar lëndimit kur telefoni i tij i mençur shpërtheu qysh dy ditë pas blerjes. Kishan Yadav ishte ky person me “fat” që i shpëtoi lëndimit pasi ishte duke folur përmes altoparlantëve. Bazuar në disa media indiane, kjo ishte e hera e parë që një iPhone ka shpërthyer në atë vend që prej lansimit të modelit të fundit në muajin Tetor.

Yadav bleu telefonin iPhone 6 të enjten e kaluar, duke pagur për të 943 dollarë për modelin me 64GB në ngjyrë të hirtë, shkruan arbresh.info. Ai ishte në veturën e tij duke folur me një shok të cilin do e takonte kur ai vërejti se telefoni i tij ishte duke u ndezur nga flaka. Me këtë rast, Yadav e hodhi telefonin nga dritarja e veturës si një granatë dore që shpërtheu qysh në momentin kur telefoni kishte kontakt me tokën.

Pasi telefoni i tij u qetësua, Yadav e mori atë për ta kthyer tek dyqani që e kishte blerë dhe shkoj më pas edhe tek një qendër shërbyese nga Apple për të treguar rastin. Qendra e gjigantit Apple i kishte thënë Yadavit se nuk do të regjistronte ankesën e tij dhe në vend të kësaj do të marrë mbetjet e telefonit dhe do t’i rregullojë. Kjo duket se e shqetësoi shumë pronarin e telefonit të shpërthyer, i cili nuk hezitoi për të raportuar në polici.

Aktualisht, ende nuk ka ndonjë informacion tjetër rreth kësaj ngjarje, por kuptohet se Yadav tashmë ka mbetur pa telefon./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme