Abelard Tahiri, anëtari i kryesisë së PDK-së, u është kundërpërgjigjur postimeve të Shpend Ahmetit dhe Dardan Molliqajt.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Tahiri ka thënë se turpin e qeverisjes kriminale dhe të korruptuar të Shpend Ahmetit në Prishtinë nuk po mund ta gëlltisin më as asamblistët e tyre dhe po i braktisin.
Tahiri ka thënë se paranë publike, qeverisja e Shpend Ahmetit e ka shpërndarë përmes tenderëve dhjetëra milionësh te kompanitë e tyre dhe të miqve të tyre.
Sipas tij qytetarët e Prishtinës do ua japin shqelmin e fundit më 22 tetor.
Postimi i plotë:
E kam dëgjuar një thënie prej një eksperti të së Drejtës Penale, që thotë: Krimineli gjithmonë kthehet në vendin e krimit. A e keni vërejtur që sa herë ia nxjerrim aferat korruptive Shpend Ahmetit, pas pak i del në mbrojtje vetëm krimineli Dardan Molliqaj. Kjo nuk do koment të dashur qytetarë, krimineli Molliqaj defakto ka qenë Kryetar i Prishtinës dhe krimet i kanë bërë bashkë dhe pa dyshim që bashkë do të dalin para drejtësisë. Në vitin 2013 edhe ne menduam se është mirë ta largojmë Isa Mustafën prej Kryetarit të Prishtinës dhe në balotazh e votuam Shpend Ahmetin.
Por, çka ndodhi për 4 vjet në Prishtinë?!
Modeli i qeverisjes së Vetëvendosjes doli të jetë model i krimit dhe korrupsionit. Me taksat e qytetarëve paguan mercenarë për të shkatërruar pronën publike dhe private në Prishtinë. I punësuan mbi 500 militantë të tyre në administratën e Prishtinës, që buxhetit të Komunës së Prishtinës i kushtuan rreth 3 milionë euro. Qindra militantë të tjerë i rehatuan edhe në Ndërmarrjet Publike. Paranë publike e shpërndan përmes tenderëve dhjetëra milionësh te kompanitë e tyre dhe të miqve të tyre. Me taksat e qytetarëve blen edhe molotov dhe raketahedhës, me të cilat i sulmuan institucionet dhe Kuvendin e Kosovës. I mbushën shkollat e Prishtinës me qindra militantë nga komunat e tjera të Kosovës. Bën dallavere me leje ndërtimi dhe, paturpësisht, aferat korruptive edhe i festuan bashkë. Me taksat e qytetarëve blen edhe banesa luksoze në bregdete e bënë edhe pushime nëpër jahte!
Më 22 tetor, bashkë me qytetarët e Prishtinës do t’i çrrënjosim mbetjet e bandave të Vetëvendosjes prej Komunës së Prishtinës.
Më 22 tetor, vetë qytetarët e Prishtinës do ua japin shqelmin e fundit.
Turpin e qeverisjes së Vetëvendosjes, më as asamblistët e tyre nuk po mund ta gëlltisin dhe po i braktisin!
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...