Mourinho: Kam dhënë më shumë për Realin se në çdo klub tjetër

16:23 | 8 Gusht 2017
Arbresh Info

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho pretendon para ndeshjes për Superkupë të UEFA-së në Maqedoni se ka dhënë më shumë nga vetja te Real Madridi sesa te ndonjë klub tjetër.

Trajneri portugez mori detyrën te skuadra në Bernabeu në vitin 2010 dhe u largua në vitin 2013 duke fituar vetëm një titull në La Liga dhe një Kupë të Mbretit, transmeton portali arbresh.info.

“U largua me lehtësi dhe me ndjenjën që nuk kam më asgjë për të dhënë”, tha fillimisht portugezi. “Mund të them me të vërtetë se kam dhënë më shumë te Real Madridi sesa te ndonjë klub tjetër që kam qenë më parë”

Mourinho dështoi për të fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin gjatë asaj kohe, por që nga atëherë ata ka siguruar tre tituj evropian, dy prej tyre gjatë udhëheqjes nga trajneri aktual Zinedine Zidane./arbresh.info

Të ngjashme