Google ADS

VV: PDK-së po i dhemb humbja, po tenton të tërheq vëmendjen nga bllokimi i institucioneve (VIDEO)

14:55 | 8 Gusht 2017
L G

Lëvizja Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur akuzave të Partisë Demokratike të Kosovës  për nepotizëm në komunën e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, anëtar i VV-së, raporton “Arbresh.info”

Përmes një konference për media deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla tha se me këto akuza PDK po mundohet që t’i mbulojë humbjen e saj që e ka vulosur me 11 qershor.

Sipas tij, asnjë nga shpifjet që po i bën PDK nuk mund ta fsheh humbjen e këtij subjekti politik.

“PDK po mundohet që me shpifje dhe rrena, të cilat as vet nuk i beson, ta tërheq vëmendjen e opinionit nga ndryshimet kapitale nëpër të cilat shoqëria jonë po kalon”, u shpreh Sveçla.

Ai tha se të akuzosh nse një drejtoreshë e arsimit është banore e Kosovës, duke aluduar në Arbërie Nagavcin, e cila sipas tij  paska rastisur të lindë në Gjakovë, këtë mund ta bëj vetëm PDK.

Kritikë qesharake tjetër që ka bërë PDK, sipas tij është edhe që VV po i ik ballafaqimit me këtë parti, që sipas Sveçlës, VV vazhdimisht ka kërkuar ballafaqim publik.

Sveçla tha se ndryshe nga krerët e VV-së që në raportet ndërkombëtare që janë cilësuar për, krerët e PDK-së janë cilësuar si kriminelë.

Ai tha se çdo konkurs është bërë në komunën e Prishtinës, është bërë  me transparencë maksimale, dhe kjo nuk ka nënkuptuar që simpatizantë të VV të mos marrin pjesë dhe të mos  dalin fitues në këto konkurse./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme