Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump këmbëngul se mbështetja ndaj tij është më e fortë se kurrë, pavarësisht nga një njoftim se disa republikanë po shohin mundësitë që ai të mos kandidojë për zgjedhjet presidenciale të 2020.
Në një koment të tij në Twitter sot herët në mëngjes, presidenti shkruante se “baza Trump është shumë më e madhe dhe më e fortë se kurrë më parë, pavarësisht nga sondazhet e mediave të rreme”, siç shkruan ai. Trump kritikonte në mënyrë specifike atë që e cilësonte ”dështim i gazetës New York Times.
Në një shkrim të kësaj gazete, përshkruhen përpjekjet që sipas saj që po bëhen nga disa republikanë për garën presideciale të 2020-s, duke përfshirë dhe një kandidim të nënpresidentit Mike Pence. Ndërsa vet, Pence, e hodhi poshtë lajmin si të pavërtetë.
Nëpërmjet një deklarate Pence tha se “lajmi i publikuar në New York Times sipas të cilit ai po zhvillon një “fushatë në hije” është i turpshëm dhe fyes”.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?