Sinead O’Connor ka publikuar një video 12 minutëshe duke thënë se ajo është ‘vetëvrasëse’ dhe që jeton e vetme në një motel të New Jersey.
Frika po rritet për nënë 50 vjeçare e cila e fitoi famën me vokalin e saj të bukur që nga viti 1990, transmeton arbresh.info.
O’Connor u diagnostikua me bi-polar në më shumë se një dekadë më parë dhe ajo ka vite që është duke luftuar me depresionin dhe stresin post traumatik.
Ajo madje ka treguar se ka edhe sëmundje mendore duke shpjeguar se po lufton si shumë njerëz të tjerë për të kaluar këtë situatë .
“ Nuk kam asgjë dhe askënd në jetën time përveç mjekut tim, psikiatrit tim – njeriut më të ëmbël në tokë, i cili thotë se unë jam heroi i tij – dhe kjo ka të bëjë me gjënë e vetme që më mban gjallë në këtë moment … dhe kjo ndoshta ju duket patetike”, ishin fjalët e këngëtares.
Ajo këtë video e ka publikuar për të treguar se çfarë është kjo sëmundje mendore, duke thënë se kjo sëmundje mendore është sikur droga, dhe se nuk ju pyet se kush jeni.
E pas publikimit të videos shumë fansat i ofruan mbështetje dhe i thanë fjalë shumë të mira këngëtares./Arbresh.info
http://www.facebook.com/100006731236998/videos/1977220665845622/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...