Ambasada gjermane në Kosovë në një intervistë për Telegrafin nëpërmjet Zyrës së Seksionit për Politikë, Medie, Kulturë dhe Protokoll dhënë gazetarit Muhamet Hajrullahu ka thënë se Kosova ka shumë punë përpara dhe duhet të krijojë sa më shpejt institucionet sepse nuk ka kohë për të humbur.
Ambasada Gjermane këshillon partitë politike që të shpenzojnë pak energji për shpifje ndaj kundërshtarit përkatës politik dhe më shumë energji për kompromise konstruktive të pranueshme.
“Kosova po përballet me shumë sfida urgjente. Trajtimi i tyre kërkon një qeveri funksionale. Ne shpresojmë që institucionet të themelohen së shpejti pasi që Kosova nuk ka kohë për të humbur” .
Sipas tyre, në një demokraci parlamentare, përfaqësuesit e zgjedhur kanë përgjegjësi ndaj votuesve të tyre. Ata duhet të përkthejnë rezultatet e zgjedhjeve në një shumicë parlamentare konstruktive.
“Kjo kërkon kompromise për hir të vendit dhe popullsisë së saj. Shumë sfida të menjëhershme, si nxitja e rritjes së ekonomisë së vendit dhe punësimi ose reforma e sistemit të kujdesit shëndetësor, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës. Është e rëndësishme që përfaqësuesit e zgjedhur të nderojnë besimin e votuesve të tyre dhe së shpejti të formojnë një qeveri e cila mund t’i adresojë (trajtoj) këto sfida”.
Sipas Ambasadës, janë përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës ata që kanë sjellë këtë krizë dhe duhet të jenë përgjegjës për të gjetur një rrugë për ecur përpara. Gjermania do të punojë me çdo qeveri që përfaqëson shumicën në Parlament.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën dhe qytetarët e saj drejt një të ardhmeje të begatë në Evropë”
“Kushtetuta e Kosovës përcakton mënyrën se si mund të themelohet një qeveri e re. Një gjë është e qartë: nevojitet një shumicë prej të paktën 61 mandateve. Me sa duket në këtë moment kjo nuk po arrihet nga asnjëra palë”./Telegrafi
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...