Siguria ushqimore vazhdon të mbetet një prej temave më të nxehta që shoqëron çdo konsumator sa herë që shkel në supermarket apo ndalet të bëjë pazaret e radhës në tregun e fshatarëve.
Edhe pse Autoriteti Kombëtar Ushqimor u bën thirrjeve qytetarëve të mos krijojnë panik pasi ushqimet që qarkullojnë në vend janë të gjithë të certifikuara, rastet abuzive të denoncuara nga qytetarët dhe mediat në vend si për shembull orizi i importuar nga Kina me përmbajtje lëndësh plastike dhe toksike përbëjnë një rrezik serioz për gjithësecilin prej nesh.
Në artikullin e sotëm, Living ju njeh me katër trike të thjeshta që ju ndihmojnë të dalloni orizin natyral nga ai plastik.
Bëhet fjalë për katër teste që i gjeni edhe në videon shoqëruese:
1-Testi i densitetit të ujit: Shtoni dy lugë gjelle oriz në një gotë me ujë dhe trazojeni mirë e mirë. Orizi natyral qëndron në fund të gotës, kurse orizi plastik dhe toksik ngjitet drejt sipërfaqes së saj.
2-Testi i zjarrit: Mbushni një lugë gjelle ose çaji me oriz . Nëse është natyral nuk do të digjet, ndryshe nga orizi plastik që nxihet menjëherë dhe lëshon erë të rëndë plastike.
3-Testi i bluarjes: Edhe ky test mund t’ju vijë në ndihmë nëse dyshoni që produkti që po përdorni i përket një cilësie jo fort të besueshme. Merrni pak oriz dhe bluajeni në havan ose belnder. Orizi natyral shndërrohet menjëherë në miell orizi të bardhë, kurse ai plastik merr ngjyrë të verdhë.
4-Testi i mykjes: Vendosni orizin e zier në një vazo qelqi dhe lëreni të mbyllur për 3-4 ditë. Nëse ai ka krijuar myk do të thotë se produkti juaj është origijinal, ndryshe nga orizi plastik nuk pëson asnjë ndryshim.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...