Google ADS

​Ushqimi mediteran ul rrezikun nga kanceri i gjirit

22:39 | 7 Gusht 2017
Arbresh.info

Shkencëtarët në studimin e ri për Fondin botëror për kërkime mbi kancerin, zbuluan se ushqimi mediteran ul rrezikun nga kanceri i gjirit për 40 për qind.

Duke pasur parasysh se në ushqimin mediteran konsumohen ushqime të pasura me substanca ushqyese siç janë arrat, pemët, perimet, peshqit, drithërat dhe vaji i ullirit, ajo mund të ulë rrezikun nga goditja në tru dhe sëmundjet e zemrës.

Ushqimi mediteran është sidomos efikas në uljen e rrezikut nga kanceri ER-negativ i gjirit, i cili zakonisht paraqitet në post-menopauzë dhe i cili nuk mund të shërohet me ndihmën e terapisë hormonale.

Udhëheqësi i studimit, profesori Pit van den Brant zbuloi se rreziku nga kanceri i gjirit është ulur në mesin e grave, të cilat përdorin ushqimin mediteran, por që nuk kanë jetuar në vendet mediterane.

Në studim, i cili është publikuar në revistën “International Journal of Cancer”, po ashtu thuhet se një lloj i tillë i kancerit të gjirit zakonisht ka prognoza të këqija nga të tjerët.

Në hulumtim, i cili ka zgjatur 20 vjet, shkencëtarët kanë vëzhguar 62.573 gra në moshën prej 55 deri 69-vjeç. Me kujdes është përcjell ushqimi i tyre, në të cilin përdorimi i mishit të kuq, ëmbëlsirave, bukës dhe orizit ishte në nivel të ulët.

Në ushqimin mediteran konsumimi i alkoolit është i matur, por duke ditur se ai ndikon në paraqitjen e kancerit të gjirit, ai ishte përjashtuar nga studimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme