Shpërthim i fuqishëm në Pakistan, 34 të lënduar

21:22 | 7 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Të paktën 34 vetë janë lënduar si rezultat i shpërthimit të një bombe sot në qytetin pakistanez Lahor, njoftuan autoritetet vendore.

Bomba ishte vendosur në një kamion të parkuar me pemë dhe nga fuqia e shpërthimit është rrëzuar kulmi i një shkolle në afërsi.

Sulmet në qytetin kryesor të provincës Panjab janë bërë të shpeshta viteve të fundit, por grupet militante islamike ende  janë aktive dhe kryejnë kohe pas kohe sulme, transmeton Reuters.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme