Kohët e fundit, kryeqyteti ishte stabilizuar me furnizimin me ujë, por këto ditë vape lagje të tëra po mbeten pa pikë uji.
Kjo për shkakun se ata që kanë ujë e përdorin atë për larje makinash apo edhe për t’i ujitur kopshtet. Për pasojë, lagjet me lartësi më të madhe, si “Bregu i Diellit” apo edhe “Kodra e Trimave”, përballen me ndërprerje të ujit.
Zëdhënësja e kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, thotë se nëse qytetarët e përdorin ujin në mënyrë racionale, probleme të tilla nuk shfaqen. Ujësjellësi i ka kërkuar Komunës së Prishtinës që t’i evidentojë rastet e keqpërdorimit të ujit.
Drejtoria e Inspeksionit tashmë është në aksion. Mirëpo, zyrtarët thonë se pavarësisht shqiptimit të gjobave, vështirë se dikush vërtet do të dënohet.
Komuna e Prishtinës vitin e kaluar ka nxjerrë një urdhëresë për kufizimin e shfrytëzimit të ujit të pijshëm. Në bazë të kësaj rregulloreje, ndalohet rreptsisht larja e automjeteve, rrugëve, shkallëve, si dhe ujitja e kopshteve.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...