Regjisori Michael Moore beson se vendimi i Britanisë për t’u larguar nga BE-ja ishte i gabuar.
Gjatë një intervistë për Channel 4 Moore u tha britanezëve ‘kënaquni me jetën tuaj të mjerë në ishull’, transmeton portali arbresh.info
“Ju ende jeni pjesë e Europë, por ndoshta mjaft njerëz atje thjesht nuk duan të jenë pjesë e saj”, shtoi ai.
Regjisori gjatë intervistës po fliste për filmin e tij të ri me titull “Kë të pushtojmë tani”, ku flet për pagat e ulëta në Itali, për politikën e ushqimit nëpër shkollat franceze dhe përfundon se gratë mund të bëhen përgjegjëse për të ndryshuar politikën për të mirë.
Në film, Moore ka vendosur të mos e përfshijë Britaninë e Madhe, duke thënë: “Nuk ka asgjë për të mësuar. Ju jeni bërë sikurse ne (amerikanët)”.
Ai shton se Brexit në Britani të Madhe dhe zgjedhja e Trumpit si President në SHBA ishin si një koktej molotovi që dëshmojnë më shumë mbi sistemet e dështuara.
Moore ka qenë një ndër të parët që ka parashikuar fitoren e Trumpit. “Donald J.Trump do të fitojë në nëntor”, kishte shkruar ai në rrjetet sociale.
Në lidhje me zgjedhjen e Trump si President, Moore për Channel 4 tha se: “ Ai është i hutuar. Ai nuk është i fuqishëm dhe e mira do të ishte që të mblidheshim rreth tij si një tufë bletësh, nëse për asgjë tjetër, të paktën për të parandaluar dëmet që mund të bëjë ai”./Arbresh.info
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...