Gjermania pritet t’i rifillojë kthimet e azilkërkuesve mbrapsht në Greqi, edhe pse qendrat e pritjes atje janë të mbipopulluara dhe ka një mbingarkesë të madhe në procesin e të kërkuarit azil.
Gjermania i ndali këto rikthime bazuar mbi vendimin e vitit 2011 të Gjykatës Kushtetuese të saj, por mundet që t’i rikthejë emigrantët mbrapsht bazuar mbi Konventën e Dublinit, të firmosur nga vendet e BE-së. Kjo konventë thekson se kërkesa për azil duhet të bëhet dhe të procedohet nga vendi ku emigrantët kanë hyrë për herë të parë në BE.
Një ministër grek dhe zyrtarë gjermanë kanë folur për televizionin “ARD” në lidhje me këtë ndryshim të politikës së ndjekur nga Berlini zyrtar.
Ministri grek i Emigracionit, Ioannis Mouzalas tha se Greqia ka rënë dakord të marrë mbrapsht disa azilkërkues si shenjë e vullnetit të mirë, kjo pasi ka pasur presione nga disa vende të BE-së për të bërë pikërisht diçka të tillë.
Ministri i Brendshëm gjerman tha për rrjetin televiziv gjerman se deri në fund të korrikut i ka kërkuar Greqisë që të marrë mbrapsht 392 azilkërkues. Sipas raportit, transferimi në Greqi do të prekë emigrantët që mbërritën në Gjermani nga mesi i marsit të vitit 2017.
Në vitet 2015-2016, Gjermania mori mbi 800 mijë emigrantë dhe refugjatë, shumica e të cilëve largoheshin nga lufta apo skamja në vende si Afganistani, Iraku apo Siria.
Sot lansohet masa për mbështetje të punësimit për familjet p...
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...