Mëngjesin e sotëm një person i moshës 31 vjeçare është gjendur pa shenja jetë skaj lumit Sitnica në Vushtrri.
K.M 31 vjeçar nga Vushtrria dyshohet të jetë vrarë mesnatën e mbrëmshme. 31 vjeçari është gjetur pa shenja jete në mesnatën e së hënës afër fabrikës ‘Llamarina”, në Vushtrri. Se ka motive të vrasjes së 31 vjeçarit ka thënë edhe zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.
“Ende nuk ka diçka konkrete. Hetuesit janë duke e pritur raportin e Mjekësisë Ligjore. Ka dyshime për elemente të vrasjes. Do të jetë Mjekësia Ligjore ajo e cila do ta zbardhë rastin”, ka thënë Zahiti për Express.
E ndërkohë familjarët e kanë raportuar si të zhdukur 31 vjeçarin i cili kishte dalë nga shtëpia të dielën në orën 07 të mëngjesit.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para