Ata që do ta ndjekin ndeshjen Real Madrid – Manchester United në Shkup, duhet ta lexojnë këtë lajm

15:52 | 7 Gusht 2017
Arbresh.info

UEFA dhe Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM), rikujtojnë të gjithë dashamirët e futbollit që kanë biletë për të qenë pjesëmarrës në ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Unitedit në arenën nacionale “Telekom Arena” se lejohet futja e flamujve vetëm të skuadrave finalist, si dhe flamujt kombëtar të vendeve prej ku vijnë ekipet finaliste (Spanjë dhe Angli).

Flamujt nuk guxojnë të jenë më të mëdhenj se 1 metër e 250 centimetra në pjesën e tyre më të gjerë apo të gjatë. Në të kundërtën të njëjtët do tu merren në hyrje.

Gjithashtu, do të merren në hyrje flamuj me përmbajtje kërcënuese për sigurinë publike, apo që përfaqësojnë qëndrimin e dikujt, apo përmbajnë mesazhe ofenduese dhe diskriminuese.

Do të merren edhe flamujt që pengojnë shikueshmërinë e tifozëve dhe pamjen për kamerat televizive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme