Google ADS

Pse teknika e ndryshimit të ADN-së është “një makth”?

14:51 | 7 Gusht 2017
Arbresh.info

Javën e kaluar u bë publike që shkencëtarët kanë arritur të largojnë gjenin “problematik” nga AND-ja në embrion, kështu duke hapur dyert për përdorimin e kësaj teknike për të parandaluar sëmundje të ndryshme trashëguese.

Megjithatë gazetari mjekësor, me goxha nam, John Naish, nuk po e sheh këtë si arritje për të festuar.

Sipas tij njerëzit nuk do të ndalen me kaq dhe do të fillojnë të manipulojnë me gjenet për të krijuar “bebet e dizajnuara”.

Ai thotë që kjo u jep mundësi çdokujt që të ndërhyjë tek gjenet duke i bërë fëmijët e tyre më të mençur, t’ju ndryshojnë karakteristikat e tyre fizike etj.

“Gjate këtij procesi ne do ta nisim një makth që mund të prekë të ardhmen në mënyrë të pakthyeshme. Kjo është një armë e rrezikshme në duar të të pa skrupujve”, ka thënë Naish.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme