Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, e cila e përfundon misionin në Kosovë.
Mustafa falënderoi ambasadoren Viets për kontributin e saj në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, dhe për mbështetjen që qeveria gjermane ka ofruar për proceset demokratike dhe evropiane të Kosovës.
Tutje Mustafa shprehu përkushtimin e qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Ambasadorja gjermane, Angelika Viets, pasi e falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin, theksoi mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë për Kosovën.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...