Google ADS

Përjashtohet futbollisti i Kombëtares

12:28 | 7 Gusht 2017
Arbresh.info

Prej javësh, Ledian Memushaj është lakuar si një nga futbollistët e kërkuar për të qëndruar në Serinë A, por edhe si një nga dëshirat kryesore të Tramexanit te Sioni. Si për t’u dhënë të drejtë zërave të merkatos, trajneri i mesfushorit të Kombëtares e ka lënë jashtë kapitenin në ndeshjen e Kupës së Italisë. 

E vetmja logjikë për të cilën shpreheshin italianët se ka bërë trajnerin e Peskarës që të lërë jashtë kapitenin dhe dy titullarë në përballjen me Triestinën, është merkato. Sipas kësaj mediaje, Memushaj dhe dy titullarët e tjerë të Peskarës janë lojtarë që pritet të largohen gjatë kësaj merkatoje.

Në këtë mënyrë, kur mundësitë e transferimit të Memushajt te Sioni janë rritur dhe për Benalin e Biragin përfliten bisedime që i rikthejnë në Serinë A, atëherë Zeman ka vendosur që të mos i përfshijë në skuadër. Vetë Paolo Tramexani, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” në numrin e djeshëm, përmendte futbollistët shqiptarë si elementë shumë të rëndësishëm në planet e tij për faktin se i njeh mirë aftësitë që kanë dhe e ka të qartë se çfarë mund të japin.

Sioni i Tramexanit ka ofruar deri në 400 mijë euro për kartonin e shqiptarit, ndërkohë që italianët kërkojnë të paktën dyfishin për ta lënë të lirë. Pas këtij vendimi të Zemanit, pritet që bisedimet mes palëve të saktësojnë destinacionin e shqiptarit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme