Google ADS

Koreja e Veriut: Do të hakmerremi ndaj SHBA-ve

11:22 | 7 Gusht 2017
Arbresh.info

Koreja e Veriut ka thënë se do të nisë një hakmarrje “mijëra-fish” kundër Shteteve të Bashkuara, pasi kjo e fundit vendosi sanksione të reja.

Këshilli i OKB-së në mënyrë unanime ka miratuar sanksionet e reja për të dënuar Veriun pasi nisi raketa balistike ndërkontinentale, transmeton portali arbresh.info.

Sanksionet përfshijnë ndalimin e qymyrit dhe eksporteve të tjera me vlerë më shumë se 1 dollarë.

Deklarata e Veriut tha se sanksionet u shkaktuan nga një “komplot i tmerrshëm i SHBA për të izoluar dhe mbytur” Korenë e Veriut.

Ai thotë se sanksionet e OKB-së nuk do ta detyrojnë kurrë vendin të negociojë mbi programin e saj bërthamor ose të heqë dorë nga përpjekja e saj bërthamore.

Ajo thotë se do të marrë “veprimin e drejtësisë” por nuk ka elaboruar më tej./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme