Plazhet në Jalë, fshatin më të mirë turistik në Shqipëri, ndër plazhet më të bukura të Himarës, nuk duhet t’i lini pa vizituar këtë verë sugjeron arbresh.info.
Nëse nuk gjeni kohë për pushime të gjata, vikendet duhet të jenë të pashmangshme për të vizituar zonën që kryesisht është e populluar nga turistë që qarkullojnë gjatë gjithë sezonit veror, dhe përmes fotografive do të njiheni më tepër për atë që mund të përjetoni.
E gjeni plazhin e virgjër të akuariumit që të jep qetësinë, të cilën nuk mund ta gjesh në zona urbane dhe kudo tjetër. Temperaturat e larta nuk ka se si të kalohen më mirë edhe në plazhet e tjera të Jalë, por për të cilat duhet të paguani varësisht se cilin e frekuentoni, për dallim nga akuariumi, që të vetmet gjëra që ju duhen është ushqimi, çadra, dhe një libër.
Restoranteve, bareve dhe klubeve të natës, që kryesisht kanë çmime të përballueshme, tashmë i është shtuar edhe kampi që e organizon “N’V” tash e sa vjet, dhe përmbushë të gjitha kriteret internacionale.
Nën hijen e fikut dhe pemëve të tjera pushuesit gjejnë komoditetin e netëve të gjata me shumë lojëra e aktivitete argëtuese nga më të ndryshmet.
Vikendi i jep edhe më shumë gjallëri këtij kampi, dhe gjatë këtyre ditëve thuajse mbipopullohet nga të interesuar shqiptarë dhe të huaj.
Për ata që nuk janë mësuar me kampingje ju sigurojmë se vendi është mjaftë i rehatshëm, dhe fjetja në natyrë është mjedis i përsosur që të shijoni një pushim të shëndetshëm dhe të qetë.
Tenda ku do të flini ka sfungjerë dhe jastëk, dhe e gjitha që duhet të merrni me vete është një mbulesë.
Shumë njerëz nëpër botë po kërkojnë të ndjekin një mënyrë të tillë për të kaluar pushimet.
Imagjinoni një mëngjes ku trupi juaj zgjohet nën tingujt e natyrës dhe rrezet e para të diellit, duke marrë frymë në ajër të pastër, duke u ndjerë të freskët, rinovuar dhe energjik gjatë tërë ditës.
Zgjimi në orë të ndryshme të ditës, varësisht nga oraret e punës, ju krijojnë një çekuilibër të madh.
Drita natyrale sipas ekspertëve ndihmon sistemin tonë të lirojë sasinë e duhur të melatoninës në fund të ditës, në kohën kur ne jemi gati për të fjetur.
Fjetja gjatë një vikendi në natyrë na ndihmon për të rivendosur ritmin qarkullues të trupit tonë, na siguron sasi të mjaftueshme të dritës natyrore dhe ndihmon në balancimin e ritmit natyror të trupit tonë.
Kampi në Jalë, ju shërben edhe një mëngjes dhe darkë të shëndetshme gjatë qëndrimit tuaj.
Së bashku me qëndrimin në kamp dhe plazhin, edhe ushqimi kontribuon në disponimin më të mirë dhe uljen e stresit.
Të gjitha këto aktivitete mund të ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm mendor dhe fizik.
Ju nuk keni asgjë për të humbur përveç fqinjëve të zhurmshëm nga vende ku jetoni, borive të makinave, sirenave, dhe më në fund mund të fitoni paqen dhe ekuilibrin e dëshiruar për trupin tuaj./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...