Kritikohen deputetët, u sollën çuditshëm në prani të Federica Mogherinit

10:50 | 7 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputetët e parlamentit iranian janë vënë nën kritika të forta nga opinioni publik pasi nisën të sillen në mënyrë të çuditshme në prani të kryediplomates së BE-së, Federica Mogherini.

Kjo e fundit ishte në Iran për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Hassan Rouhani.

Por krejt papritur ajo e gjeti veten në qendër të vëmendjes së deputetëve.

Shumë deputetë meshkuj e rrethuan duke bërë selfie.

Përdoruesit e mediave sociale thanë se veprimet e tyre janë poshtëruese, përcjell mapo.al.

Agjencia shtetërore e lajmeve tha se ata po silleshin në mënyrë të çuditshme.

Deputetja Alireza Salimi tha se kjo sjellje ishte një ‘vetëdorëzim’ ndaj Perëndimit.

Mësohet se parlamenti do të nisë një hetim për ngjarjen, duke theksuar se ajo ishte e turpshme.

Një këshilltar i presidentit tha se deputetët duhet t’i nënshtrohen një kursi për kodin e sjelljes.

iran federica-mogherini federica-mogherini2 federica-mogherini3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme