Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka martuar 10 çifte në Prishtinë tek “Parku i të Martuarve”, dhjetë të parët që do të mbjellin fidane.
Ky park zë 160 drunj, prandaj kanë mbetur edhe 150 çifte që mund të shfrytëzojnë të drejtën për të patur pemën e tyre të kurorëzimit të dashurisë.
Por, kryetari Ahmeti premton për çifte të tjera se do të gjendet hapësirë kudo në kryeqytet për të bërë këto parqe në shërbim të gjelbërimit të kryeqytetit.
“Tri vitet e fundit janë mbjellur mbi katër mijë drunj, dhe këto janë mushkëri të kryeqytetit,” është shprehur Ahmeti duke shtuar se parku do ta ketë një ndriçim të veçantë.
Parku gjendet afër rrethit kryesor të qytetit dhe është ndërtuar nga “Coca-Cola HBC Kosova” dhe Komuna e Prishtinës.
Donacioni i këtij Eko-Parku për të gjithë qytetarët e Prishtinës shënon vazhdimin e devotshmërisë së kompanisë për ndërtimin e qyteteve të qëndrueshme, si dhe kontributin ndaj mbrojtjes së mjedisit.
Neritan Tira, drejtor i Coca-Cola HBC Kosova, tha se ky bashkëpunim vie me qëllim të zgjerimit të hapësirave të gjelbëra në kryeqytet.
Ambasadori amerikan në Kosovës, Greg Delawie, shpreson që në muajt në vazhdim të shoh edhe më tepër pemë.
“Shumë kompani amerikane mbështesin aktivitetet e të rinjve që kanë të bëjnë me mjedisin. Inkurajoj edhe bizneset në Kosovë që të mbështesin këto aktivitete, dhe pres të shoh frutin në ditët në vijim,” është shprehur Delawie.
Ky Eko-Park është krejtësisht unik në vend për shkak të faktit se do të rritet falë çifteve të porsamartuara, të cilët do të mbjellin një fidan pas ceremonisë së kurorëzimit./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...