Grupi i njohur gjerman i rrymës ‘techno’, “Scooter” përballet me pasoja të rëndësishme ligjore pas performancës në një festival në rajonin e Krimesë, pjesë e Ukrainës që u aneksua nga Rusia në vitin 2014.
Lajmi bëhet i ditur nga ambasadori ukrainas në Gjermani, i cili ka folur gjatë në një intervistë të publikuar të shtunën.
Andriy Melnyk, i dërguari i Kievit në Gjermani, ka thënë për gazetën Funke Mediengruppe se vendimi i grupit për të hyrë në rajonin e Krimesë në mënyrë “ilegale” gjatë ditës së enjte nuk ishte “thjesht e vetëm një skandal, por një krim me pasoja serioze ligjore”.
Sipas Melnyk, prokurorët ukrainas tashmë i kanë nisur procedurat ligjore kundër bendit “Scooter”, transmeton Top Channel.
“Kjo nuk është ndonjë shkelje e vogël, por një krim i rëndë që duhet ndëshkuar”, ka deklaruar ai.
Grupi gjerman duhej të shfaqej në festivalin e rokut “ZBFest” në Balaklava ditën e premte. Udhëheqësi i bandës, H.P. Baxxter, ka thënë për mediat gjermane gjatë muajit të kaluar se bendi do të shkonte në Krime për të performuar muzikë e jo për t’u përfshirë në politikë.
Edhe pas pretendimeve të ambasadorit dhe procedurave ligjore nga prokurorët ukrainas, grupi ende nuk ka reaguar.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...