Drashkoviq: Serbia ta pranojë dhe njohë realitetin e Kosovës

08:08 | 7 Gusht 2017
Arbresh.info

Lideri i Lëvizjes për Ringjalljen serbe, Vuk Drashkoviq beson se Serbia duhet ta pranojë dhe njohë realitetin e Kosovës.

Ai bëri thirrje gjithashtu edhe për pranimin e planit të Ahtisarit në vitin 2007, si një bazë për vazhdimin e dialogut të Brukselit.

Sipas tij, realiteti është se pavarësia e Kosovës sot njihet nga pjesa më e madhe e shteteve anëtare të OKB-së dhe BE-së dhe se në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë është vendosur se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte shkelje e Kartës së OKB-së dhe as të drejtës ndërkombëtare, as e Rezolutës 1244.

“Sovraniteti i Serbisë mbi Kosovës ekziston vetëm në preambulën e kushtetutës së saj. Duke qenë skllevër të këtij realiteti, vendi po vuan humbje të madhe si në politikë e zhvillim”,ka thënë Drashkoviq për Blic.rs,transmeton Indeksonline.

“Nënshkrim i normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve tona. Armiqësia shkon në miqësi”,ka shtuar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme