Google ADS

12 efektet pozitive të bamjeve

02:24 | 7 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Bamja është mjaft e mirë për shëndetin. Më poshtë keni 12 fakte që nuk i dinit për bamjen dhe pse ajo duhet të përdoret.

Parandalon diabetin
Bamja përmban Eugenol, substancë që lufton diabetin. Fibrat e kësaj bime ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak, duke vonuar thithjen e sheqerit nga zorrët.

Siguron shëndetin e shikimit
Farat e bamjes kanë një sasi të madhe vitamine A, dhe antioksidantë si beta-karoten, xanthin dhe lutein. Ajo është një nga perimet me nivel më të lartë të këtyre antioksidantëve. Këto përbërje janë thelbësore për shikimin. Vitamina A gjithashtu i mban të shëndetshme membranat e mukusit dhe lëkurën.

Rrit imunitetin
Përmbajtja e lartë e vitaminës C tek bamja ndihmon në luftimin e të ftohtit dhe kollës duke rritur sistemin imunitar. Vitamina C ndihmon trupin e njeriut të ketë imunitet ndaj agjentëve të infeksioneve.

Parandalon kapsllikun
Bamja është një nga burimet më të mira të perimeve për fibrat e saj për sistemin tretës. Fibrat parandalojnë dhe lehtësojnë kapsllëkun. Farat e saj janë një nga burimet më të pasura të substancës rrëshqitëse që ndihmon në lehtësimin e peristaltikës (muskujve të valëzuar të zorrëve) në përthithjen e ushqimit duke lehtësuar kushtet e kapsllëkut.

Ul kolesterolin
Vetë bamja nuk përmban kolesterol dhe shumë pak yndyrna. Kjo e bën atë një ushqim të mrkullueshëm për të zëvendësuar ushqimet me kolesterol dhe yndyrna të larta, si ëmbëlsirat, mishi etj. Ajo përmban sasi të madhe pectin që ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Ndihmon në rënien në peshë
Bamja është një perime me shumë pak kalori. Ato kanë 30 kalori për 100 gram dhe nuk kanë as yndyrna të ngopura as kolesterol. Për më tepër, janë të pasura me fibra, minerale dhe vitamina. Ato rekomandohen nga nutricionistët në kontrollin e kolesterolit dhe programet e rënies në peshë.

Forcon kockat
Bamjet janë të pasura me grupin e vitamina B-Kompleks e njohur si niacin, vitaminë B6, thiamin dhe acidin pantotenik. Ato kanë dhe një sasi të mirë të vitaminës K. Kjo e fundit është një bashkëfaktor për koagulimin e enzimave të gjakut dhe është e nevojshme për forcimin e kockave.

Astma
Është e mirë për astmën, pasi përmban vitaminë C i cili është një antioksidant dhe antiinflamator, duke kufizuar zhvillimin e simptomave të astmës.

Shëron ulçerën
Bamja ndihmon në neutralizimin e acideve, duke qënë shumë alkaline, dhe siguron një shtresë mbrojtëse të përkohshme të traktit intestinal. Për pasojë shëron edhe ulçerën.

Sëmundjet e veshkave
Një studim i publikuar në tetor të 2005-ës në Jilin Medical Journal tregon se konsumimi i rregullt i bamjeve parandalon sëmundjet e veshkave. Në studim thuhet se: “ata që hanë bamje çdo ditë reduktojnë shenjat klinike të dëmtimit të veshkave më shumë se ata që ndjekin një dietë diabetike”. Kjo gjithashtu lidhet me diabetin, kur afërsisht 50% e sëmundjeve të veshkave shkaktohen nga diabeti.

Lëkurë e shëndetshme
Vitamina C e ndihmon lëkurën të duket e re dhe e freskët. Vitamina ndihmon në rritjen dhe rivitalizimin e indeve trupore, e cila ndikon në formimin e kolagjenit dhe pigmentit të lëkurës, dhe ndihmon në rinovimin e lëkurës së dëmtuar. Bamja është e pasur me vitaminë C. Ja një recetë: Zieni disa bamje derisa të zbuten. Pasi i lini të ftohen bëjeni pure, dhe vendoseni në fytyrë. Pas pesë minutash lëkura juaj do të ndihet e lëmuar dhe e rinovuar.

Përmban vitamina dhe minerale thelbësore
Bamjet janë një burim i mirë i mineraleve kryesore si hekuri, kalciumi, magnezi dhe mangani dhe acidi folik. Konsumimi i ushqimeve të pasura me acid folik, sidomos gjatë periudhës së para konceptimit të shtatzënisë ndihmon në uljen e difekteve nervore tek pasardhësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme