Muhammed al-Idrisi (1099-1166) ishte një gjeograf i famshëm arab dhe padyshim gjeografi më i vlerësuar i Epokës së Artë Islamike. Ai ka lindur në Ceuta në Afrikën e Veriut dhe thuhet se ka studiuar në Kordoba, si dhe ka udhëtuar gjerësisht në të gjithë Andaluzinë dhe Afrikën e Veriut.
Për arsye të cilat janë të paqarta, ai u vendos në oborrin e Mbretit Roxher II të Sicilisë (1105-1154). Al-Idrisi hartoi në 1154 një libër gjeografie mjaft të njohur për historinë botërore në nder të mbretit Roxher II aie quajti librin e tij, Tabula Roxherina (Harta e Roxherit).
Kjo vepër është e ndarë në shtatë zona klimatike dhe pasqyronte njohuritë e kohës për Mesdheun dhe Europën. Ajo u përfundua në vitin 1154 dhe jep disa informata të dobishme për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Trojet shqiptare i përfshin nën emërtimin “Rumania”, vendi i Romejve (Bizantinëve). Jep dy vargmale që zbresin nga veriu në jug: “Mali i Lezhës” (Lesu) dhe ai i Tamurasë (Tomorri) që arrin deri në Vlorë (Abluna); tre lumejtë kryesorë “Istrim” (Drin), “Dabuli” (Devolli), “Biusa” (Vjosa).
Për Butrintin ai shkruan: “Qytet i pasur i populluar dhe i pajisur me shumë hambarë. Qytetet janë rreshtuar në drejtim veri-jug gjatë bregdetit., që nga Antibara (Tivar), në Dulcino, Lesu, Duras, Abluna, Kania, Himara.
Prej bregdetit shqiptar nisen rrugët kryesore transversale ballkanike: nga Durrësi ajo që nëpër “Batarla” (Petrela) çon në Ohër, Bitola (Manastir) dhe prej andej në Solun (Selanik); në Ohër ndahet dega që nëpër qytetin “Bulug” (Polog) çon në “Uskufi” (Shkupi) e për në Danub.
Prej Ablunës niset rruga për “Adrinubul” (Dropull) që çon në Janinë,Kostur e viset e brendshme.”
Të dhënat e Al-Idrisit na njoftojnë se trevat shqiptare përshkoheshin që herët nga një rrjet nga një rrjet rrugësh komunikacioni dhe se vendi merrte pjesë në shkëmbime ndërkombëtare.
Hartat e Ballkanit, nga al-Idrisi. Referenca: “Atlasi mesjetar i botës”, A. F. Humbold.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...