E tëra kishte filluar si padashje, me një djalë 15-vjeçar që ndihmonte në San Miguel, një kishë lokale e quajtur për Archangel Michael, udhëheqësin e të gjithë engjëjve.
Aty kishte oborr, dhoma për të ngrënë, për të shikuar TV, pati oferta edhe për të pirë verë dhe për të parë filma për mosha të rritura…më pas filloi sulmi seksual, transmeton portali arbresh.info
Sulmi ndodhi më shumë se 50 herë gjatë tre viteve dhe u bë nga një prift.
Këto akuza vijnë nga një padi që pretendohet se sulmi është kryer gjatë viteve 1985-1988. Kjo është një nga 100 paditë që përshkruajnë abuzimin seksual të shfrenuar të priftërinjëve me fëmijë.
Një hetim i kryer nga media amerika Usa Today zbuloi pohimet e sulmit, manipulimet dhe frikësimet që u janë bërë fëmijëve nga priftërinjtë katolik.
Midis akuzave besohet se një djalë që ishte përkëdhelur gjatë varrimit të gjyshes, u përdhunua më pas për më shumë se 100 herë.
Besimi i patundur i fëmijëve në priftërinjtë e ishullit i bëri ata të pambrojtur, thonë paditë.
Besohet se priftërinjë kanë frikësuar fëmijët duke u thënë se ‘priftërinjtë nuk bëjnë asgjë të gabuar dhe ata janë sikur Krishti’.
Ky është një ndër skandalet e fundit që ka mbërthyer kishën katolike në Guam dhe ka shkundur edhe themelet e kishës në Vatikan.
Kryepeshkopi Anthony Apuron së bashku me 13 priftërinjtë tjerë, duke përfshirë edhe një mësues të fesë katolike dhe një udhëheqës besohet se ishin ata që kanë abuzuar seksualisht me fëmijët.Një prift në pension, i cili pranoi në një deklaratë se ai abuzonte seksualisht me 20 ose më shumë djem, ende merr një pagesë mujore nga kryepeshkopata.
Përkundër skandaleve të publikuara, disa nga banorët e ishullit Guam kanë theksuar se do të vazhdojnë të vizitojnë kishën dhe do të vazhdojnë të kenë besim te priftërinjtë e vendit.
Hetimet në lidhje me abuzimet seksuale janë duke vazhduar./Arbresh.info
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...