Google ADS

Zgjidhjet që ofron natyra për diabetikët

00:07 | 7 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Diabeti apo sëmundja e fshehur tani po kthehet në një shqetësim të vërtetë për shkak të shifrave alarmante çdo vit. Diabeti është një sëmundje kronike, që ndodh kur pankreasi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme ose kur trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën, duke çuar në nivele të larta të glukozës në gjak (hiperglicemi).

Çfarë duhet të dini për diabetin dhe dietën. Të ngrënit shëndetshëm është jetike për ata të cilët përpiqen të parandalojnë apo kontrollojnë diabetin. Sigurisht që ushtrimet fizike janë tejet të rëndësishme, por ajo që konsumoni përbën impaktin më të madh kur bëhet fjala për reduktim në peshë.

Por çdo të thotë të hash si duhet kur ke diabet?

Dieta për diabetikët është një plan i thjeshtë dhe i shëndetshëm ngrënieje që përmban shumë elemente ushqyese, pak ose fare yndyrna, dhe jo shumë kalori. Në fakt dieta për diabetikët është një dietë e shëndetshme për të gjithë!

Nëse jeni duke u përpjekur për të parandaluar ose kontrolluar diabetin, ka disa lajme të mira. Ju mund të bëni një ndryshim të madh me ndryshimet e jetesës së shëndetshme. Gjëja më e rëndësishme që ju mund të bëni për shëndetin tuaj është të humbisni në peshë, dhe ju nuk do t’u duhet të humbni të gjitha kilet tuaja për të marrë përfitimet.

Ekspertët thonë se duke humbur vetëm 5% në 10% të peshës totale tuaj mund tëndihmojë të ulni sheqerin tuaj në gjak në mënyrë të konsiderueshme, si dhe të ni tensionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit.

Ndryshimi i vetëm është që ju duhet të tregoni më shumë vëmendje për disa nga zgjedhjet tuaja të ushqimeve – veçanërisht karbohidrateve që konsumoni.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme