Na duket neve, apo çdo interier europian përfshin të paktën një kështjellë?
Megjithatë, ato gjenden edhe në SHBA dhe amerikanët nuk kanë nevojë të udhëtojnë jashtë vendit për të hulumtuar bukuritë e kështjellave europiane, pasi ato ndodhen edhe atje, transmeton portali arbresh.info
Më poshtë mund të shikoni 6 kështjellat më të bukura që ndodhen në SHBA dhe që asnjëra prej tyre nuk është Disneyland.
Kalaja e zhurmës – California
Shtëpia e gazetarit William Randolph Hearst mund të jetë kalaja më e famshme në SHBA. Projektuar nga arkitektja Julia Morgan, pasuria 90,000 metra katrorë është e disejnuar në stilin e rilindjes spanjolle. Ka kopshe, du pishina, një sallë darke e cila edhe shërbeu si frymëzim për xhirimin e një pjesë të filmit Harry Poter dhe një kopsh të vogël zoologjik.
Pallati Iolani –Hawai
Ky është i vetmi pallat mbretëror në tokën e SHBA-ve dhe për një kohë të gjatë shërbeu si vendbanim zyrtar për monarkët e Havait. Nën mbikqyrjen e Mbretit Kalakuaa më 1883, struktura përmban një stil arkitekturor, fiorentin amerikan, që nuk gjendet tjetër kund të botë. Në të kombinohen influence tradicionale romake dhe estetika lokale, transmeton portali arbresh.info
Kalaja Boldt – New York
Ky nuk është sfondi i ndonjë filmi të ri të Disney, por është kështjella që George Boldt ndërtoi si dhuratë për gruan e tij Louse. Fatkeqësisht, ajo vdiq papritur dhe Boldt zemërthyer la pas pallatin të papërfunduar si një monument dashurie për të. Në moshën 73-vjeçare ai vendosi t’i kthehej prap.
Pallati i Peshkopit –Texas
Kjo ndërtesë në stilin viktorian, e vendosur në rrethin historik të Galveston, është quajtur kështu sepse dikur e kishte një peshkop katolik romak. Përkundër madhësisë së vogël dhe modeste, shtëpia me katër kate është e ndritshme, ka shkallë gjashtëkëndore dhe zbukurime të stilit Tudor.
Kështjella Hammond – Massachusetts
Stili gotik dhe vendbanimi i saj në bregdet janë gjëja më interesantë që kështjella Hammond e ka. Banori i saj i mëparshëm ishte John Hays Hammond, Jr., një shpikës shpirtëror. Në kështjellë gjenden disa vendkalime sekrete, një pishinë dhe një sistem rregullues për motin. Ai ishte gjithashtu shumë i hipnotizuar me okultin.
Kështjella Baltimore – Carolina
Me fjalën ‘shtëpia më e madhe e Amerikës’, kjo kështjellë shërbeu si ikje për George Washington Vanderbilt II gjatë ditëve të verës. Arkitektura e kësaj kështjellë është e stilit francez dhe ka disa kopshte./Arbresh.info
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...