Nën organizimin e liderit të spektakleve të modës në vend e rajon ‘Gecjan Fashion Group’ me producent Ilir Geci u realizua spektakli madhështor “Balkans Best Model 2017”.
Në këtë event morën pjesë vajza modele nga shumë shtete të Ballkanit, në garën për modelen më të mirë në Ballkan.
Nën prezencën e mbi 3500 shikuesve që ndodheshin në Rafaelo Resort në Shëngjin juria profesionale ndau këto çmime:
Çmimin e madh si modelja më e mirë e “Balkan’s Best Model 2017” e mori modelja nga Kosova që jeton ne Suedi, Kosovare Halimi e cila është pjesë e agjencionit më të madh shqiptar të modës ‘Gecjan Fashion Group’.
Kosovarja, përveç kurorës së punuar enkas për këtë event, fitoi edhe 3000 euro para të gatshme dhe mbi 2500 euro vlerë dhurata dhe shpërblime tjera.
Çmimet tjera në këtë spektakël u fituan nga:
Një çmim tjetër që u nda ishte edhe modelja më e mirë e publikut dhe këtë çmim me duartokitjet e Publikut dukshëm më shumë se për vajzat tjera e fitoi po ashtu modelja Kosovare Halimi.
Producenti Ilir Geci në një prononcim për arbresh.info u shpreh shumë i kënaqur me nivelin e organizimit, numrin e madh të pjesëmarrjes në natën finale dhe me vajzat konkurente.
‘ Kënaqësi kur publiku dhe juria janë të një mendje për vajzën fituese gjë që e bën të qartë që eventet e ‘Gecjan Fashio Group’ janë transparente dhe çmimet janë gjithmonë të merituara’, tha mes tjerash Geci.
Përndryshe, në këtë mbrëmje për argëtimin e të pranishmëve u përkujdes këngëtari Hekuran Krasniqi./Arbresh.info
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...