Petkoviq: Serbia nuk heq dorë nga Trepça

19:47 | 6 Gusht 2017
Arbresh.info

Sot në Serbi është festuar dita e minatorëve.

Me këtë rast Petar Petkoviq bashkëpunëtor i drejtorit të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia qëndron e vendosur në ato që ka thënë më herët për Trepçën dhe se kjo e fundit i takon minatorëve dhe popullit serb në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Serbia qëndron e vendosur për Trepçën. Së bashku ne kemi luftuar dhe do të luftojmë për ta ruajtur atë. Ajo ka qenë gjithmonë e jona”, është shprehur Petkoviq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme