Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.
Sipas IHMK gjatë ditëve në vijim do temperaturat maksimale do të shënojnë ulje për 3 deri në 8 gradë Celsius, shkruan lajmi.net
“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat maksimale do të shënojnë ulje për 3-8 gradë Celsius në rang vendi. Nëpër territore të vogla vranësirat mund të shoqërohen me reshje afatshkurta, dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pasditen e së hënës dhe në fundjavë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 11m/s”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve