Sot në Shërbimin Spitalor të Q.K. Dubravë, ka ndërruar jetë i burgosuri F. B, i lindur më 30.04.1953. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i Stacionarit të Q.K. Dubravë, K.F, thuhet në një njoftim të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Siç njofton Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, i ndjeri ka qenë i diagnostikuar me shumë sëmundje dhe komplikime të natyrës respiratore, kardiake, diabetike dhe deri te amputimet e fundit të pjesëve të gjymtyrëve! Diagnoza e fundit e përcaktuar ka qenë insuficiencë kardio-respiratore.
I ndjeri kishte bërë kërkesë për pezullimin e ekzekutimit të dënimit për shkaqe shëndetësore por ende nuk kishte pranuar vendimin nga Gjykata përkatëse.
Për rastin, janë njoftuar të gjitha organet kompetente: Policia, Prokurori i Shtetit si dhe Familja e të ndjerit.
F.B. ka qenë i dënuar 3 vite burgim për veprën penale “Dhunim në tentativë”. /Express/
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli