Mbrëmjen e djeshme, e shtunë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, Gjirokastër, u paraqit Mark Biba si pasagjer në një autobus duke udhëtuar për në shtetin grek.
Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë kufitare, në çantën e dorës si dhe në një çantë që kishte në bagazhin e autobusit i’u gjet 1.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.
Nga ana e policisë u bë arrestimi në flagrancë i 34-vjeçarit Mark Biba, banues në Shënkoll, Lezhë, ndërkohë lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.