Aktualisht në vendin e 185-të, përfaqësuesja e Xhibutit u mund muajin e kaluar me rezultatin e thellë 5-1 nga Etiopia, në ndeshjen e parë kualifikuese për edicionine ardhshëm të Kupës së Afrikës.
Ishte pikërisht dështimi klasik i radhës që ka detyruar federatën të marrë vendimin ekstrem, shkrirjen e përfaqësueses, me motivacionin: “për të ndalur rezultatet e dobëta”.
“Duke marrë shkas nga fakti që ekipi i parë përfaqësues nuk arrin rezultate, do të përqëndrohemi te ekipet zinxhir. Nuk është absolutisht një problem parash. Është thjeshtë politika e re e federatës.
Mbase do të marrim pjesë në kompeticionin e ardhshëm të përfaqësueseve të moshave, U-15, U-17, ose U-20”, deklaroi Omar Ali Mohamed./Arbresh.info/