Serbia vazhdon fushatën kundër Kosovës në UNESCO

14:16 | 6 Gusht 2017
Arbresh.info
Çështja e pranimit të Kosovës në UNESCO dhe Interpol, ka ngritur në këmbë zyrtarë serbë.
Ata vazhdimisht po deklarojnë se do të bëjnë çmos që shteti i Kosovës të mos pranohet në këto dy organizata mjaft të rëndësishme.

Së fundi, kryetarja e parlamentit serb Maja Gojkoviq ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Hassan Rouhani.

Ajo i ka falënderuar zyrtarët e këtij shteti që nuk e kanë njohur Kosovën, dhe ka bërë thirrje që të vazhdojë qëndrimi kundër i Iranit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Dje, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq kishte thënë se Serbia do ta bëjnë të pamundurën që Kosova të mos bëhet pjesë e këtyre dy organizatave.

Edhe ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se së bashku me ministrin e brendshëm, Nebojsha Stefanoviq po punojnë që Kosova të mos bëhet pjesë e UNESCO-s dhe Interpolit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme