Nëna e presidentit Thaçi sot ka ditëlindjen, ja si e uron ai (Foto)

10:13 | 6 Gusht 2017
Arbresh.info

Nëna e presidentit të vendit, sot gëzon ditëlindjen e radhës.

Me këtë rast, Thaçi ka zgjedhur fjalët më të mira për të uruar atë- shkruan Indeksonline.

Shkrimi i plotë i Thaçit:

E dashur Nënë, I mbushe tetëdhjetë vjet. Një jetë e tërë jo dhe aq e lehtë. Edhe në ditët e vështira edhe në ditët e mira na rrite me dashuri të pafund, me kujdes të përhershëm, me duart e punës, me fjalën e mirë, me shqetësime nëne, si gjithë nënat e botës. E, mbi të gjitha, na mëkove me dashurinë ndaj atdheut. Uroj që çdo ditë ta gëzosh me shëndet të mirë, e rrethuar me dashuri dhe respekt nga njerëzit e tu më të dashur. HTH #Kosova.

9oik

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme