OKB-ja ndëshkon Korenë e Veriut me sanksionet me të rënda që janë vënë ndonjëherë

09:21 | 6 Gusht 2017
Arbresh.info

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka rënë dakord mbi vendosjen e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut për shkak të programin e saj të raketave.

Rezoluta që ndalon eksportet e Koresë së Veriut dhe kufizon investimet në vend, u miratua njëzëri.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, tha se këto janë “sanksionet me të rënda që janë vënë ndonjëherë”.

Kim Jong-un testoi dy raketa balistike ndërkontinentale në korrik, duke pretenduar se tashmë kishte aftësinë për të goditur Amerikën.

Megjithatë, ekspertët dyshojnë në aftësinë e raketave për të goditur objektivat e tyre.

Testet u dënuan nga Koreja e Jugut, Japonia dhe SHBA-ja. Presidenti Donald Trump nxiti hartimin e sanksioneve të reja të OKB-së.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, po merr pjesë në një forum rajonal të Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore (Asean) në Manila të Filipineve.

Ministrin e Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, është gjithashtu i pranishëm./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme