Rreth 5 000 trupa ushtarake dhe policore braziliane, të mbështetura nga helikopterë, filluan sot në mëngjes një operacion kundër bandave të armatosura në favelat (geto në Brazil, shën. i përkth.) e Rio de Zhaneiro, njoftoi Sekretariati i Sigurisë së Shtetit të Rios (SESEG).
Ky operacion vjen pas një rritje të grabitjeve të kamionëve që transportonin mallra dhe që prej një jave janë mobilizuar 10 000 trupa në këtë qytet për të luftuar kundër kësaj rritje të dhunës.
“Operacionet janë duke u zhvilluar në shumë favela të dhunshme në Zonën Veriore të Rios dhe në një tjetër të Zonës Perëndimrore, me 40 mandate arresti”, theksoi një zëdhënës i SESEG.
“Forcat e armatosura kanë rrethuar disa prej këtyre zonave dhe janë vendosur në pika strategjike”, njoftoi SESEG në një komunikatë.
Para tetë ditësh, presidenti Michel Temer kishte firmosur një dekret që autorizonte përdorimin e këtyre forcave të armatosura në shtetin e Rio de Zhaneiro për të luftuar kundër krimit të organizaur.
Menjëherë një forcë prej 10 000 trupash, nga të cilët 8 500 ushtarë, filluan të pozicionohen në qytetin e dytë më të madh të Brazilit./Arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?