Ky fillimgushti se i ka çuar të gjithë liderët botërore me pushime. Pas Merkel dhe Presidentit Trump duket se edhe Vladimir Putin është arratisur nga zhurma e Moskës.
Ai ka marrë pushime të shkurtra për një ekskursion dy-ditor në natyrën e egër siberiane
Sipas medieve ruse, Putin ka kaluar më shumë se dy orë dukë bërë zhytje nënujore në një nga liqenet e ftohta të zonës.
Presidenti rus shfaqi edhe njëherë bustin e tij të zhveshur dhe fizikun për tu pasur zili, raporton “RT”.
Putin kaloi dy orë në përpjekje për të kapur një lloj të rrallë peshku, në fund të liqenit siberian.
Ai zhvilloi edhe një sërë aktivitetesh të tjera, si peshkimi në sipërfaqe dhe xhiro me kanoe në një liqen malor në jug të Siberisë, shkruan syri.net. Putin u shoqërua nga ministri i mbrojtjes Sergej Shoigu.
Mësohet se cari rus e kaloi natën në disa kampe në një pyll të dendur.
Analistët politikë thonë se 64-vjeçari Putin bën të tilla aventura për t’i treguar kombit se ai është ende i shëndetshëm, i fortë dhe plot me energji. Por, kjo është edhe një mënyrë promovimi duke u treguar qytetarëve rusë që pushimet mund t’i kalojnë në vendin e tyre dhe jo jashtë shtetit.
Mediat ruse shkruajnë se peshkimi është pasion i hershëm i Presidentit Putin, sikurse i pëlqen gjithashtu të udhëtojë me Kryeministrin Medvdev dhe ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Siç edhe pritej, Vladimir Putin kishte marrë gjithashtu me vete kuajt dhe qentë e tij./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...