Google ADS

Kinë, numri i ushtarëve do të bjerë në 2 milionë

08:21 | 6 Gusht 2017
Arbresh.info

Kina bëri thirrje kohët e fundit tërheqjen e menjëhershme të trupave ushtarake indiane, që u futën ilegalisht në territorin e saj. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës, Wu Qian theksoi në një konferencë shtypi se në 90 vjet, Ushtria Çlirimtare e Popullit Kinez ka dëshmuar kapacitetin dhe vullnetin për të të mbrojtur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit. “Trupat kufitare do të shpejtojnë dislokimin e forcave dhe do të intensifikojnë trajnimin në zonat përkatëse”, tha zëdhënësi Wu.

Në prag të 1 gushtit, ditëlindjes së Ushtrisë Çlirimtare të Popullit Kinez, kjo deklaratë e përhapur gjerësisht në internet u cilësua si dëshmi për fuqizimin e forcës ushtarake të Kinës, pas reformave të zhvilluara vitet e fundit.

Një ndër masat më të spikatura është reduktimi i 300 mijë ushtarëve. Në paradën ushtarake të vitit 2015, me rastin e 70 vjetorit të Luftës kundër Agresorëve Japonezë dhe të Luftës Botërore Anti-Fashiste, kryetari i shtetit të Kinës Xi Jinping njoftoi këtë vendim, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e botës. Pas realizimit të objektivit para fundit të këtij viti, numri i ushtarëve kinezë do të bjerë deri në 2 milionë.

Në luftën moderne, teknologjia e informacionit ka rëndësi të jashtëzakonshme, pasi nxit vendet e ndryshme të mos fokusohen më thjesht te zgjerimi I ushtrisë, rritja e shpejtësisë lëvizëse, por duhet të përqendrohen mbi krijimin e rrjetit efektiv operativ, të sistemeve mbështetëse koordinative dhe ndërtimin e platformave armëmbajtëse me teknika të përparuara të informacionit.

Kina është një pjesëtare aktive e operacioneve paqeruajtëse për mbi 25 vjet. Sipas një raporti të publikuar vitin e kaluar nga OKB-ja, vjet në botë 2622 paqeruajtës kinezë rrezikuan jetën e tyre për të ndihmuar vende e rajone të tjera në konflikte./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme