Google ADS

“Mashtrimet” e Mikelanxhelos

01:57 | 6 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Afër fundit të shekullit të 15-të, Mikelanxhelo vendosi ta lërë Fierenzen për Romën, të shihte se ku do ta çonte karriera e tij.

Sipas historisë së shkruar nga shoku i Mikelanxhelos, Ascanio Condivi, udhëtimi i tij i parë për në Romë ishte ndjekur nga një anëtar i parëndësishëm i familjes Medici, Lorenzo di Pier Francesko. Pasi pa një statujë mermeri të Kupidit, të cilën e kishte bërë Mikelanxhelo i ri, ai i sugjeroi se me një “vjetrim” të vockël, ajo ishte e mirë aq sa duhet që të shitej si një antike. Dhe kështu ndodhi.

Statuja iu shit përfundimisht Kardinalit Raffaele, dhe, pasi kuptoi se nuk ishte antike, ai dërgoi dikë për të rënë në gjurmë të artistit, dhe ta ftonte atë në Romë. Fatmirësisht, nuk ishte e keqe sa tingëllon, për arsye se Mikelanxhelo shkoi dhe zbuloi që papritur, se aftësitë e tij ishin shumë të kërkuara në Romë.

Prezantimi i tij para shoqërisë romane nuk bazohej vetëm në talentin e tij, por në aftësinë për të krijuar diçka, që do të merrej si një nga veprat e mëdha të Greqisë së Lashtë. Jo shumë kohë pasi ai arriti atje, statuja ishte në shitje sërish e sërish, ajo po reklamohej si një antike.

Paksa ironikisht, debati për atë nëse ishte ose jo antike i lejoi Dukeshës së Interesuar të Mantovës, të ofronte një çmim shumë më të ulët për statujën dhe ta blinte atë me atë çmim të ulët. Sipas Thierry Lenanin, historian arti nga Instituti Francais në Londër, Mikelanxhelo nuk mashtronte vetëm për skulpturat, por edhe gjëra të tjera – si pikturat. Dhe ai e bëri këtë, thotë historiani, në mënyrë që të mbante origjinalët.

Këndvështrimi i kohës ishte se ai nuk e bënte domosdoshmërisht për hir të artit, por e bënte për origjinalët. E vërtetë ose jo, kjo sigurisht nuk i ka ndaluar akuzat. Një nga veprat e fundit e pretenduar të ishte mashtrim i Mikelanxhelos është statuja e Laocoon, filimisht e zbuluar në 1506-ën, kur Mikelanxhelo ishte duke punuar në varrin e Papës. Megjithëse u ishte atriubuar zakonisht tre skulptorëve klasikë Grekë, kjo nuk ka ndaluar zërat se ajo ishte në fakt vepër e Mikelanxhelos (megjithëse është e dyshimtë).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme