Ish-ambasadori rus në SHBA, emri i të cilit është larkuar në kuadër të së ashtuquajturës “Russia-gate”, ka mohuar t’i ketë përcjellë material kompromentues për zgjedhjet presidenciale stafit të presidentit Donald Trump.
Në një intervistë për televizionin rus, Sergei Kislyak i është referuar takimit të tij me ish-këshilltarin e Trump për sigurinë kombëtare, Michael Flyn.
“Në bisedat e zhvilluara me Flynn gjatë tranzicionit presidencial diskutuam për gjërat më të thjeshta”, ka deklaruar Kislyak.
Diplomati rus ka theksuar se në bisedime nuk ka patur asgjë sekrete dhe se çështja e sanksioneve ruse nuk ishte përmendur.
Flynn dha dorëheqjen nga posti i këshilltarit të Trump në shkurt, pasi rezultoi se kishte keqinformuar zëvendës presidentin Mike Pence mbi bisedën e tij me zotin Kislyak. Ndërkohë, diplomati rus la Uashingtonin në korrik.
Gjithsesi, ai mbetet një figurë kyçe në hetimet që po zhvillohen në lidhje me ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet amerikane dhe kjo është hera e parë që ai ka folur publikisht për këtë çështje që kur është kthyer në Rusi
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?