Pse femrat po përdorin shkëlqim në vaginën e tyre? Ja arsyet interesante!

22:32 | 5 Gusht 2017
Arbresh.info

Bukuria e femrave nuk ka fund dhe gjithnjë e më shumë po eksperimentohet me trupin dhe bukurinë e tyre. Kohët e fundit, femrat janë duke praktikuar vezullim apo shkëlqim në vaginën e tyre, në mënyrë që ato të duken më të bukura. Këto prodhohen nga kompani të ndryshme që i ashtuquajnë pluhur pasioni (Passion Dust).

‘Passion Dust’ i shitur nga korporata Pretty Woman, mund të përshkruhet si një kapsulë e spërkatur me vezullim, e cila futet në vaginë të paktën një orë përpara marrëdhënies seksuale. Kapsula përfundimisht do të tretet apo shpërndahet derisa kryeni aktin seksual, duke liruar shkëlqimin dhe gazrat aromatizuese të lëngjeve tuaja vaginale. Ju mund ta insertoni edhe në dush, nëse dëshironi të shihni veprimin.

Produkti në fjalë nuk është vezullim i zakonshëm, përkundrazi, është i përbërë me grimca vezulluese të buta dhe jo-toksike, me bazë niseshteje.

Ne kërkuam disa përgjigje nga Alyssa Dweck, gjinekologe në New Jork, se sa është i sigurt ky lloj produkti? Çuditërisht, na u konfirmua se është në rregull.

“Asnjë nga përbërësit nuk paraqesin shenja të rrezikshme për krijimin e infeksioneve fungale apo ndryshimin e hormoneve”, thekson ajo. Pra, ky është produkt që nuk duhet të përbëjë rrezik, por sërish përdoreni në rrezikun tuaj personal. Fundja, shumë femra përdorin lubrifikime të ndryshme dhe produkte tjera.

Pra, e tëra varet nga vagina juaj – ajo është unike femra! Disa mund të insertojnë gjithçka në vaginën e tyre dhe sërish të jenë në gjendje të mirë, thekson Dweck. Femra tjera mund të përdorin produkte me ndjeshmëri hipoalgjenike dhe sërish të kenë reagim. Është e gjitha përvojë individuale…/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme