Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka rënë dakord unanimisht mbi një grup të ri masash kufizuese kundër Phenianit pas testeve të fundit të raketave ndërkontinentale.
Duke rikonfirmuar qëndrimin e mëparshëm të OKB-së mbi këtë çështje, organi ndërkombëtar sanksionoi më tej disa nga eksportet e Koresë së Veriut, transmeton portali arbresh.info
Rezoluta e hartuar nga Shtetet e Bashkuara ndalon eksportet e Koresë së Veriut të qymyrit, hekurit, mineral hekuri, plumbit, mineraleve të plumbit dhe ushqimeve deti.
Gjithashtu ndalon rritjen e numrit aktual të punëtorëve të Koresë së Veriut që punojnë jashtë vendit, ndërmarrjeve të reja të përbashkëta me Phenianin dhe investimeve të reja në ndërmarrje të përbashkëta.
Duke folur në takimin e Këshillit të Sigurimit, Ambasadorja e SHBA-ve në OKB tha se rezoluta e re është paketa më e vështirë e sanksioneve kundër çdo vendi.
“Uashingtoni po merr dhe do të vazhdojë te marrë masa mbrojtëse të kujdesshme për të mbrojtur veten dhe aleatët tanë”, tha Nikki Haley.
Ambasadorja e SHBA-ve gjithashtu i ka bërë thirrje trupit prej 15 anëtarësh për të zbatuar ‘veprime të mëtejshme’./Arbresh.info
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani