Rikthehet Cristiano Ronaldo

21:56 | 5 Gusht 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje te Real Madridi për herë të parë qysh pas raporteve se dëshiron të largohet nga klubi që janë shfaqur në fillim të kësaj merkato.

Real Madridi ka publikuar disa foto të Cristiano Ronaldos në stërvitje me skuadrën e parë këtë të shtunë para fillimisht të sezonit të ri, transmeton portali arbresh.info.

“Ronaldo finalizoi pjesën e parë të stërvitjeve së bashku me grupin para se të largohet për tu stërvitur i vetëm për rikthimin në formë para sezonit të ri”, shkruan klubi në raportin e tyre.

Ka qenë një periudhë dramatike qysh pas fitores së Ligës së Kampionëve pasi sulmuesi ishte subjekt i disa ankesave për tatim nga prokurorët spanjoll, rast për të cilin sulmuesi do të paraqitet në gjykatë të hënën./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme