Anësori i Real Madridit, Gareth Bale raportohet se është siguruar për të ardhmen e tij në klub pas raporteve që e lidhin atë me transferimin te Manchester United.
Bale ka qenë që një kohë të gjatë duke u kërkuar për transferim te klubi në Old Trafford qysh pas arritjes në Bernabeu dhe e ardhmja e tij është vendosur në dyshime edhe më shumë këtë verë pas garës së Real Madridit për sensacionin e Monacos, Kylian Mbappe, transmeton portali arbresh.info.
Raporte të ndryshme pretenduan që Madridi është përgatitur për humbjen e Bales në mënyrë për të nënshkruar me portierin e Manchester United, David de Gea, por ‘The Guardian’ raporton që ‘Los Blancos’ e konsiderojnë ende 28-vjeçarin si një lojtar të domosdoshëm.
Madridi raportohet se i ka thënë Bales që ata do të shtyjnë përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Mbappen deri në verën e ardhshme kur sulmuesi Cristiano Ronaldo do të jetë 33 vjeçar.
Bale nënshkroi kontratë të re me kampionin evropian vitin e kaluar duke siguruar qëndrimin në klub deri në vitin 2022 dhe pavarësisht interesimit të vazhdueshëm nga United, Madridi nuk dëshiron të shes sulmuesin uellsian.
Bale ka shënuar 67 gola brenda 150 paraqitje te Real Madridi, megjithëse ai bëri vetëm 19 paraqitje gjatë sezonit të kaluar në La Liga./arbresh.info
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...