Lideri i VV-së Albin Kurti me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar nëntë mujorin e vdekjes së aktivistit të VV-së Astrit Dehari në burgun e Prizrenit.
Duke përmendur edhe aktivistët tjerë të cilët dyshohen për terrorizëm Kurti ka thënë se Republika e Kosovës është shtet i kapur.
Postimi i Kurtit në Facebook:
Sot janë mbushur nëntë muaj prej se Astrit Dehari u mbyt në Burgun e Prizrenit. Krimi mbi Astritin po shtohet me drejtësinë e munguar. Ne duam drejtësi pa hakmarrje.
Na kanë mbajtur e po na mbajnë burgjeve pa faj – Atdhe Arifi aktualisht ndodhet në burgun e Pejës. Sikur ne të kishim të bëjmë me korrupsionin në institucione apo krimet e pasluftës moti do t’i kishim pranuar ofertat e PDK-së për t’iu bashkangjitur në qeverisje.
Republika e Kosovës është shtet i kapur, ku kapësit e shtetit po qahen e po ankohen, po shajnë e po shpifin. Nuk mund të kthehemi para 11 qershorit. As para 11 qershorit 1999, as para 11 qershorit 2017!
Qytetarët duan drejtësi e punësim, liri e barazi, siguri e demokraci. Qytetarët duan ndryshime. Le t’i duam qytetarët!
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...