Babai i Neymarit zbulon momentin kur kërkoi nga djali i tij të largohet nga Barcelona

20:44 | 5 Gusht 2017
Arbresh Info

Braziliani pretendon që është përpjekur për të bindur djalin e tij të qëndrojë në Kataloni por qëndrimi i bordit i ka ndryshuar mendjen atij.

Babai i Neymarit ka zbuluar momentin kur Barcelona “humbi mbështetjen e tij” dhe kërkoi nga djali i tij të finalizojë përfundimisht transferimin te Paris Saint Germain, transmeton portali arbresh.info.

Neymar Sr pretendon se ka kërkuar nga 25-vjeçari të qëndrojë te gjiganti katalunas por “qëndrimi i bordit të tyre” i ka ndryshuar mendjen atij.

Braziliani u transferua te PSG për një shifër rekorde prej 222 milionë euro, por transferimi u ngadalësua nga një bonus prej 26 milionë euro, të cilin Barcelona do ta paguante vetëm nëse Neymar do qëndronte në Kataloni.

Neymar Sr ka folur rreth transferimit të djalit të tij te PSG
Neymar Sr ka folur rreth transferimit të djalit të tij te PSG

Sipas kontratës së nënshkruar nga Neymar verën e kaluar, 25-vjeçari dhe reprezentuesit e tij do të paguanin shumën më 31 korrik nëse ai do të ishte ende në klub. Marrëveshja e Neymarit nuk ishte finalizuar formalisht deri më 3 gusht që do të thotë se teknikisht Barcelona i ka borxh parat atij.

Duke folur në detaje rreth transferimit, Neymar Sr tha për ‘Cadena Cope’: “Këtu ekziston një klauzolë e cila vendoset nga të dy palët, lojtari dhe klubi”.

“A e kuptoni? Lojtari duhet të përmbush kontratën e tij, por nëse jo, atëherë ai duhet të paguaj klauzolën. Është shumë e thjeshtë, shumë e lehtë dhe shumë e qartë, ashtu si kontrata falë zotit”

“26 milionë euro bonus? Nëse ata nuk do na paguanin neve, nuk mund të bëja asgjë për këtë. Nuk mund t’i kërcënoja ata”.

“Në atë moment, Barcelona humbi mbështetjen time. Deri në atë moment ata e kishin këtë. Kontrata e tij ishte shumë eksplicite dhe shumë e qartë”

“Ishte një bonus për të në nënshkrimin e kontratës, prandaj klauzola e lojtarit ishte rritur. Nëse Neymar do të largohej, do të ishte për një arsye që ajo të rritej, por kjo është një temë që duhet folur në të ardhmen, jo tani”

Neymar pritet të debutojë te gjiganti në Liga në ndeshjen kundër Guingamp gjatë javës së ardhshme./arbresh.info

Neymar është pritur me ngrohtësi nga tifozët e PSG-së
Neymar është pritur me ngrohtësi nga tifozët e PSG-së

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme