Google ADS

Berlin, ndalohen 2 turistë kinezë pasi bënë përshendetje naziste

20:02 | 5 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Policia në Berlin ka ndaluar dy turistë kinezë pasi bënë përshëndetje naziste para parlamentit gjerman.

Zyrtarët i panë dy burrat, të moshës 36 dhe 49 vjeç, duke i bërë fotografi njëri-tjetrit dhe duke bërë përshendetje naziste, transmeton portali arbresh.info

Policia tha në një deklaratë se burrat u morën në pyetje në një zonë të afërt, por më vonë u liruan pasi kishin lënë një depozitë sigurimi prej 500 eurosh (593 dollarë) secili.

Ata janë duke u përballur me një hetim penal për përdorimin e simboleve që lidhen me organizatat që konsiderohen të jenë në kundërshtim me kushtetutën e Gjermanisë. Dënimet mund të pësojnë një gjobë ose dënim me burg deri në tre vjet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme